Rreth Nesh

Vetëm 5 minuta larg qendrës së qytetit dhe atraksioneve historike, ky hotel me 4 yje dhe arkitekturë moderne, ju ofron dhoma me ajër të kondicionuar, wifi falas, restorant dhe bar të pozicionuar në katin e fundit të objektit. Veranda ofron një pamje panoramike të gjithë qytetit.

Hoteli Portik ofron dhoma dhe ambjente të arkitekturës moderne. Dhomat dhe suitat ofrojnë hapsira të bollshme dhe plot dritë falë dritareve të larta. Cdo dhomë ka smart TV, minibar, ajër te kondicionuar, kanale satelitore dhe të gjitha lehtësirat e nevojshme për të garantuar një qëndrim të qetë dhe komod. Cdo dhomë ka tualet privat me kabinë dushi, kozmetikë dhe tharëse flokësh. Secila nga dhomat ka një pamje unike të pjesëve të ndryshme të qytetit historik. Hoteli ofron edhe shërbime lavanderie.

Banjot e bollshme private kanë një kabinë dushi dhe tharëse flokësh. Ofrohet gjithashtu si plotësues të shërbimit një shishe ujë. Secila nga dhomat ka një pamje unike të pjesëve të ndryshme të qytetit historik. Hoteli ofron edhe shërbime lavanderie.

RESTORANT

MENGJES DHE DARKE

DHOMAT

ARKITEKTURE MODERNE

ATRAKSIONE

5 MINUTA ECJE NE KEMBE LARG QENDRES SE QYTETIT

Portik Hotel

Në Hotel Portik do të gjeni shërbim recepsioni 24 orë, një holl të madh pritjeje dhe dhomë për ruajtjen e bagazheve. Hoteli gjithashtu ka një sallë konferencash të përshtatshme për të gjitha llojet e konferencave dhe eventeve.

Restoranti ofron një shkrirje të kuzhinës tradicionale dhe asaj moderne dhe një verandë me pamje të mrekullueshme të gjithë qytetit të Beratit. Mysafirët mund të shijojnë një pije në mbrëmje në barin elegant në tarracën e hotelit.

 

Hoteli ndodhet në zemër të qytetit historik dhe është një zgjedhje e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit në histori, muze dhe arkitekturë.

Aeroporti i Tiranës ndodhet 80 km larg. Hoteli ofron parkim dhe biçikleta me qira.

Pershkrimi

Recepsion 24 orë

WiFi në të gjithë hotelin

Bicikleta me qera

Dhoma që ndalohet cigarja

Bar

Kamera sigurie

Mundësi për personat me aftësi të kufizuara

Dhomë Konferencash

Asistencë Mjekësore

Restorant

Lavanderi

Parkim